Lajme

Ata të gjithë duan të ikin/ Në Shqipëri ekziston një qytet i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”

Në Shqipëri ekziston një qytet, ku ëndrra e gjithsecilit është Mbretëria e Bashkuar. I vendosur në veri të vendit, gjendet qyteti, i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”.

Rrugët e tij janë të mbushura me makina luksoze, të gjitha me targë angleze. Bëhet fjalë pikërisht për qytetin e Hasit.

Daili Mail I ka kushtuar një artikull qytetit shqiptar duke e nisur: Ai është 1 metër e 80 i gjatë dhe pi ci gare, por djaloshi që qëndron me një grup shokësh në një qoshe rruge në Has, qytet i vogël i strukur mes maleve të Shqipërisë veriore, është vetëm 13 vjeç.

Kur nxjerr paketën e cig areve për të më ofruar mua një, zëri i mprehtë e tregon të qartë që është ende fëmijë.Pavarësisht moshës, si shumë të rinj të tjerë në këtë vend të veçuar ai është i vendosur të ikë nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur.

“Muajin tjetër do iki me go mone në Angli”, më siguron me një anglisht thuajse perfekt, me vetëm një gjurmë të lehtë aksenti shqiptar.

“Gjashtë nga shokët e klasës kanë ikur gjatë kësaj vere. Më ka marrë mallin”. Më thotë se e quajnë Gjergji, por teksa nxjerr bllokun e shënimeve që ta shkruaj, gjërat nx ehen.

MË TË LEXUARAT

To Top