Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.
Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.
”Si mund ti presi ropi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej.
‘Ne i kemi bolet prej hekuri’. Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve. Burime bëjnë me dije për Fax news, se pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Veliajn. Veliaj po kërkon me çdo kusht që Duka të mos rikandidojë për kreun e FSHF-së, dhe për këtë ditët e fundit ka kërkuar dhe një hetim ndërkombëtar ndaj tij, me pretendimin se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.
Menjëherë pas deklaratave të tij, prokuroria ka nisur një hetim për Dukën, njësoj si të ishte institucion varësie i kryebashkiakut. Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, u shpreh se Veliaj për gati gjysmë ore ka bërë shantazh të vazhdueshëm që në krye të shoqatës rajonale të Tiranës të zgjidhet Eduard Prodani.
“Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën në shtëpinë e tyre. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me pr okurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”, ka thënë Verçani.