Lajme

Autobusët mbushen plot në kohë pandemia, Mira Rakacolli: Nuk u detyron njeri të hipni, po i patë plotë mos hipni





Mira Rakacolli dje deklaroi se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve më parë.

Mira Rakacolli: Mjekët dhe infermierët që kanë kaluar COVID duhet ta bëjnë vaksinën - Abc News

Për shumë qytetarë transporti publik është e vetmja mënyrë për të lëvizur nga një vend në tjetrin. Mirëpo dhe pse në periudhë pandemie, autobusat ndodh të jenë plot. Gjatë mbledhjes, Rakacolli u shpreh se kontrollet në urbane vijojnë të bëhen dhe se askush nuk i detyron qytetarët të hipin në to.

“Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet.

E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar”, tha ajo.

Rakacolli: 457 të testuar, 33 raste pozitive - Ministria e Shëndetësisë




MË TË LEXUARAT

To Top