Daily Mail shkruan se forcat ajrore amerikane kanë dërguar në Evropë avionin e saj ‘Apokalipsi’ si pjesë e një skuadre avionësh që mbështet presidentin Joe Biden në misionin katërditor në kontinentin e vjetër.
Avioni E4-B Nightwatch është i projektuar për t’u kthyer në qendër komande dhe kontrolli në rast lufte bërthamore. SHBA e mban të paktën një nga katër avionët e kësaj flote në gatishmëri për nisje imediate në rast konflikti bërthamor.
Më herët gjatë kësaj jave, një zyrtar i lartë i Kremlinit tha se Moska rezervon të drejtën të përdorë ar mët bërtha more në rast se ka një kërc ënim ekzistencial kundër vendit.
Deklarata bëri shumë bujë dhe solli reagimin e Pentagonit, që e cilësoi si të rr ezikshme.