Rozë

Babai i dha shpirt nga Covid-19, aktori Gent Zenelaj rrëqeth: Nuk i shkova dot në funeral isha rëndë në spital





I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj i cili së fundmi ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës së tij.

Kot nuk thonë që babai lë kokën për vajzën, Gent Zenelaj nuk bën përjashtim - TiranaNews

Po në periudhën kur Zenelaj ishte i shtruar në spital, humbi edhe të atin nga Covidi, ku nuk kishe mundësi as të shkonte në va rr im sepse ishte në gjendje të keqe në spital.

Gentian Zenelaj: Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë hu mba babain. Ajo është një ditë që influencoi sh umë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tënde emocionale.

Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përkeqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kishte nevojë dhe gjithë kjo barrë i ra bashkëshortes sime. Unë kisha edhe mamanë time të sëmurë me Covid në Shëngjin.

Rudina Magjistari: Kur je takuar me babain për herë të fundit? Gentian Zenelaj: Kjo është gjëja që më vr et shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë.

Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degr adonte në këtë gj endje.

Nuk shkova as në f uneral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamu ndura. Ishte një situatë k aotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh.

Gentian Zenelaj rrëfen ditët e tij më të tmerrshme: Kur babai ishte rëndë me Covid, hyra vetë në spital! Ja çfarë pashë brenda pavionit - Aktualitet





MË TË LEXUARAT

To Top