Kryeministri i vendit Edi Rama ka drekuar të martën me familjen e Dua Lipës në qytetin e Vlorës.
Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale dhe ka bërë të ditur lajmin teksa shihet krah kreut të qeverisë.
“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me shumë sharm”, ka shkruar Lipa krahas fotove të shkrepura nga vetë këngëtarja.
Kujtojmë që prej disa ditësh. Dua ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.