Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa është takuar me aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio.
Në imazhet që solli përmes llogarisë së tij në Instagram ish-frontmeni i grupit “ODA” tregoi se takimi me aktorin 47-vjeçar ka ndodhë gjatë festave të fundvitit.
“Duke festuar 2022 me një nga djemtë më të mirë në planet”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që Dukagjini ka kaluar festat bashkë me Duan dhe gjithë familjen në ishujt Karaibe.