Rozë

Babai i Kiarës flet hapur për Luizin: Një cinik është, gënjeu vajzën time

Tensionet dhe situatat e ndodhura së fundmi në BBV, janë komentuar ditën e sotme në studion e “Ftesë në 5”, ku të pranishëm me anë të një lidhje skype kanë qenë prindërit e Kiara Titos.

Flet babai i Kiara Titos: Luizi u tregua cinik, vajza e besoi

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në Big Brother VIP, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë pasi sipas tij Luizi është treguar cinik.

Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

Flet babai i Kiara Titos: Luizi u tregua cinik, vajza e besoi

MË TË LEXUARAT

To Top