Rozë

Babai i Sarës ka shkuar në shtëpinë e ”Big Brother”/ Ajo: Kur e putha Pajtimin te familja e kisha mendjen

Pasi shkëmbeu puthjen e parë me DJ PM, Sarah e mbante mendjen tek babai i saj dhe tek mendimi që do të kishte.

Babai e ka suprizuar me disa kujtime të fëmijërisë dhe i ka dhënë mbështetje të madhe për atë që Sarah po tregon për veten brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sarah: Si dukem?

Babai: Yll.

Sarah: Po këtu brenda?

Cfarë të them? Nuk e prisja që do të ishe kaq mirë. Ti je shpirti im, je zemra ime.

Sarah: Sa më ka marrë malli. E di që do jesh mërzitur.

Babai: Pse?

Sarah: Se di, e mendoja që mund të mërziteshe për të gjithë situata këtu dhe për marrëdhënien me PM dhe kisha më shumë merakun tënd se e di mirë që mami më kupton.

Babai: E pse unë nuk të kuptoj?

Sarah: Se ti je babi.

Babai: Ti ke qejf me marr miratimin?

Sarah: Bravo. Kam parë dhe në ëndërr e kur të dilja nga këtu, si do të reagoje.

Babai: Shpirti im, unë e di çfarë kam rritur.

Sarah: Unë kur të kam thënë jo, e kam pasur frikën nëse do e përballoje dot, por sot jam shumë i kënaqur që ke hyrë këtu. Nuk ke pse qan.

Babai: Donald Veshaj ia ka kuptuar karakterin kur i tha, ti mërzitesh kot se çdo njeri jashtë do të të donte të të kishte shoqe e mikeshë se me të vërtetë është e veçantë. Unë jam krenar që kam rritur një fëmijë të tillë.

MË TË LEXUARAT

To Top