Endrit Thaçi festoi ditëlindjen, këtë e ka bërë të ditur vet ai në rrjetet sociale. Djali i ish-presidentit të Kosovës, ka treguar se sot feston ditëlindjen e tij të 23-të.
Ai pranoi urime të shumta me këtë rast, por nuk mungoi as urimi i ish-presidentit nga Haga. “Në ditën kur linda ishte kohë lftë , babain nuk e kisha afër.
Ishte në zjarrin e lu tës për liri, por atë sërish nuk e kam afër.Tani është në mbrojtje të lu tës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë. Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij.Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti sipër imazhit që ka postuar bashkë me të atin.
Endriti është djali i vetëm i Hashim dhe Lumnije Thaçit. Kujtojmë se prej disa kohësh ish-kryeministri dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ndodhet në Hagë bashkë me Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, ku janë në një proces të gjatë gjyqësor.Kujtojmë se Endriti njihet jo pak për jetën e tij luksoze dhe miqësitë e ngushta që ka me shumë personazhe të shoubizit shqiptar, kryesisht këngëtarë.