Vajza e reperit amerikan Dr.Dre, LaTanya Young ka deklaruar se është e pas trehë pavarësisht lutjeve të vazhdueshme për ndihmë. LaTanya, e cila punon si shofere, tha në një intervistë se ajo nuk ka marrë para nga babai i saj producent dhe reper për një vit e gjysmë.
“Fëmijët e mi po qëndrojnë me miqtë, unë jetoj vetëm në makinë,” tha Young, e cila është nënë beqare e katër fëmijëve.
“Po pranoj punë të çuditshme vetëm për t’ia dalë tani, jam paguar 15 dollarë në orë si montuese në magazinë. Po përpiqem të mbijetoj. Kam qenë në borxhe”.
LaTanya është vajza e Dr. Dre me Lisa Johnson, nga e cila u nda kur LaTanya ishte 5 vjeçare.
LaTanya tha se ka frikë të humbasë makinën e saj me qira sepse nuk mund t’i përballojë pagesat pasi u transferua në Kaliforni nga Las Vegas në kërkim të një pune më të mirë.