Babai i djalit 10-vjeçar që u sh typ trag jikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” detaje të rënda.
PJESE NGA INTERVISTA
A ju ka telefonuar kush nga ana e shoferit të ambulancës apo dikush tjetër?
Asnjëri në botë nuk më ka marrë mua për këtë rast në telefon.
Çfarë ndodhi me vogëlushin pas ak sident it?
Shkuam në spital. Na treguan që çuni nuk ishte më në jetë. Në momentin kur shkuam në spital, më çoi po licia. Një infermiere dhe një ambulancë që e ka çuar çunin, nuk kishte as oksigjen, infermierja ndenji me shoferin. Nusja ndenji me fëmijën.
Çfarë thoshte nusja juaj?
Nuk e kam parë por doktori më ka thënë që fëmija ka shkuar pa jetë në spital Ju thoni që ka pasur shenja jete?
Nusja që më ka thënë që e ka pasur në dorë, ka qenë vetëm me djalin. Nusja më thotë se ai ishte mirë
Ju shkuat në spital me djalin tjetër?
Në momentin që hyra tek spitali, pashë infermieren që ishte në ambulancën që kishte transportuar djalin, i them çuni jeton?
Më thotë po. I them përsëri, më thotë po. Kisha dhe djalin tjetër e mundohesha të for cohesha për çunin që të mos kishte probleme. Por ai i kishte parë gjithçka.