Rozë

Babanë e ka me PS-së kurse të dashurin me PD-në/ Dashuria e Anna Shkrelit dhe Belind Këlliçit

Belind Kellici dhe Anna Shkreli ishin të ftuarit e Ermal Peçi në programin ‘Më prit në fundjavë’, në një rrëfim krejt ndryshe për historinë e tyre të dashurisë.

Botuesja Ana Shkreli tregon librat më të suksesshëm të vitit 2021 - YouTube

Anna Shkreli pranoi se daljet publike nuk janë më të preferuarat e saj por patjetër që zgjedh të jetë gjithmonë pranë gjysmës së zemrës në këtë moment politik.

Për dyshen pati kuriozitet publik edhe për faktin që të dy janë pjesë e dy bindjeve politike, tipikisht kundërshtare në Shqipëri. Një nuse socialiste problem për familjen demokrate? E njejta gjë dhe për familjen e Annës? Jo! Politika dhe bindjet personale s’kanë qenë asnjeherë problem për njohjet e tyre të para apo për vijëmësinë e lidhjes. Familjet reciproke nuk kanë ngatërruar kurrë bindjet politike me dashurinë e tyre. A kanë qenë takimet e para familjare siklet më vete? Duket se për të dy s’ka nisur dhe aq mirë.

Anna është një gatuese shumë e mirë e pastave të cilat ironikisht nuk dolën perfekte në takimin e parë me prindërit e Belindit. As ky i fundit s’pati shumë sukses në takimin e parë me prindërit e Annës pasi vera e tij dhuratë nuk ishte më e mira e mundshme. Një dasëm e madhe për të dy? Pse ka munguar pas një dekade? Anna i tregoi Ermalit se nuk është fanse e madhe e ketyre ceremonive e se mund të kënaqeshin po njësoj me ndonje udhëtim të largët duke qenë se të dy adhurojnë udhëtimet.

Ana Shkreli: Nis digjitalizimi i fondit te Ismail Kadarese | ABC News Albania - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top