Këngëtarja latine, Shakira po kalon një fazë shumë të vështirë në jetën personale pas ndarjes me Gerard Pique-n. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi, edhe ajo po përballet me shtrimin në spital të babait të saj.
Duket se Shakira përveçse një këngëtare e bukur dhe shumë e mirë, ka edhe aspekte të ndjeshme, të cilat nuk i fsheh. Ylli kolumbian nuk i largohet asnjë minutë nga i ati.
Madje, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.
Në video, Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ush trime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.
“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar Shakira në video. Në postimin e saj të mëparshëm, këngëtarja kishte postuar fotografi nga Halloween, të cilat kishte shpjeguar se i kishte bërë për fëmijët e saj pasi donte që ata të ishin të lumtur.
Kujtojmë se Shakira ka qenë kryefjalë e mediave rozë për muaj të tërë për shkak të divorcit të zhurmshëm me futbollistin e njohur të Barcelonës, Gerard Pique.