Rozë

Balerini i ‘Top Channel’ lëshon gojën për femrat: Janë bëri si maune dhe maune nga ndërhyrjet

Koreografi i njohur shqiptar, Graciano Tagani ishte i ftuar këtë të diel në rubrikën “Trotuar”, pjesë e programit “E diell” në Top Channel, ku ndau opinionet e tij lidhur me temën e emisionit.

Pop Culture, Graciano Tagani: Shoku më mori të dashurën - YouTube

“Pse vajzat fiksohen pas vít hévé në palestër”, ishte tema e kësaj jave, që prodhoi ashtu sikurse çdo javë shumë diskutime mes protagonistëve në studio.

Graciano reagoi në një moment në ofendime, teksa jepte opinionin e tij lidhur me këtë temë dhe trendin e të fiksuarit pas vitheve.

Ai tha se vajzat që dalin sot në televizion janë si gomone e maune, që pasi hyjnë vetë në studio, më pas futet dhe e pasmja, ndërsa theksoi se trendi duhet të jetë profesionalizmi dhe jo vithet.

“Do të doja të flisja për trendin që fillimisht të paktën te shqiptarët. Ne e kemi prishur vetë këtë gjë, duke filluar Instagrami dhe kryesisht televizioni që shikojmë femra, vajza që përgjithësisht janë si gomone, janë si maune dhe kur futen në studio, futet fillimisht moderatorja dhe dy minuta më vonë futet e pasmja.

Kjo është ajo që ne atashojmë te njerëzit dhe te rinia shqiptare. Nuk është kjo të jesh seksi. Trendi është profesionalizmi, trendi është të kesh trutë në kokë sepse po u drejtove nga s**a, do hash vetëm jashtëq*tjê. Tipologjia dhe prioriteti është te vajzat e mbushura. Dhe femrat e reja sot kanë probabilitet të bëhen si këta shembuj që ne kemi” – tha Graciano Tagani në teksa ndau opinionin e tij në rubrikën “Trotuar” në programin “E diell”.

Graciano Tagani u nxjerr të palarat VIP-ave shqiptarë: Përveç kokainës,  çfarë nuk pinë tjetër në Bllok – BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top