Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku ka komentuar ditën e djeshme në një intervistë për “Shqipëria Live” debatin që kishte me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Në fjalën e saj Balina u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Trix-ën , por as kjo e fundit me opinionisten.
Gjithashtu tha se nuk ka ndonjë gjë për t’i thënë më këngëtares, vetëm nëse ajo do të donte ta sqaronte situatën sërish.
“Jo nuk kam pasur asnjë komunikim me Beatrix-ën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën nuk ishte një komunikim me Beatrix-ën. Sigurisht që unë do kisha pritur fillimisht që të kishte patur një komunikim. Dua ta shikoj Beatrix-ën jashtë kësaj gjëje. Në të njëjtën mënyrë siç më ka implikuar mua e ka implikuar dhe atë. Megjithatë unë nuk kam patur një komunikim me atë. Nëse ajo do ta donte pse jo, por në këtë pikë gjërat që kisha për t’i thënë ia kam thënë. Besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar që ka qenë një situatë më shumë e shtisur sesa ç’duhet.” – tha Balina.