Mbrëmja e djeshme e Big Brother VIP prime ishte e mbushur me emocione të forta pas aludimeve të Luizit për sëmundje. Mirëpo, pas ekzamini meve mjekësore, mjekja tha se ai ishte shëndosh e mirë dhe banorët e konsideruan si “gënjeshtar”.
Këngëtari duket se është në gjendje të ngarkuar psikologjike dhe emocionale pas gjithë situatës, teksa është shprehur se atij i është bërë gjyq pa e dëgjuar versionin e tij.
Ndonëse brenda shtëpisë shumica e banorëve i kanë kthyer shpinën, publiku jashtë vazhdon ta mbështesë.
Rrjeti ka shpërthyer në komente pro Luizit, i cili sipas tyre nuk gënjen.
Kujtojmë se Luizi i tha Kiarës se ai ka një arsye madhore, por nuk flet dot brenda shtëpisë.