Nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së.
Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, thekson Grida Duma.
Jozefina Topalli
“U ngri per se dyti!’, ka qenë ky reagimi i bërë nga ana e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka qenë ndër të parat ish zyrtarë të PD që kanë reaguar pas dorëheqjes së Bashës nga kreu i partisë Demokratike.