“Tu pa e tu bo, normal që kështu do veproj”. Kjo fjali e thënë këtë javë nga Donaldi e ka befasuar Beatrix në dhomën e rrëfimit dje, duke folur me prezantuesen Arbana Osmani.
Duket se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar totalisht dhe situatat po agravojnë. Sikur të mos mjaftonte kjo fjali, banderola me datën 9 janar, ditëlindja e Bora Zemanit, ish-e dashura e Donaldit, ka qenë një tjetër mesazh problematik në sytë e Beatrix.
Big Brother ia përsëriti si imazh para syve këngëtares nga Kosova, e cila me zor po mbante veten sonte, sidomos sepse ditët e fundit nuk ka qenë fare në formë dhe duket sikur askush nuk po e mbështet. As vetë Donaldi.
“Ajo që ndodhi nuk kam pse ta ekzagjeroj me mendime, sepse është një gjë nga jashtë. Unë e di shumë mirë se do të ndodhte. Ka edhe raste të mira që mund të ndodhin ndryshe.
Për mua ka rëndësi që këtu brenda Donaldi është në marrëdhënie me mua dhe ai e di shumë mirë sesa e ndjeshme jam unë dhe që jam përballuar me një situatë që nuk e kisha menduar kurrë se do ta kaloja. Jam edhe unë e përfshirë…”, ishte deklarata e bukuroshes kosovare.
Big Brother VIP tashmë ka shkuar në fazën më të nxehtë, sepse kanë mbetur banorët më popullorë të shtëpisë plus 5 banorët e rinj si prurje fringo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Banorët e vjetër kanë rreth 100 ditë në këtë shtëpi, e cila është ndërtuar pak metra larg Top Channel-it. Fituesi do të paketojë 100 mijë euro, ndërsa finalistët secili nga 10 mijë euro.
Shifra e dytë u vendos para pak ditësh, si një formë bindëse për t’i mbajtur në shtëpi edhe për një muaj më shumë nga sa ishte parashikuar.
Trixa u pyet nga Arbana ne dhomen e rrefimit ne lidhje me Donaldin dhe kjo e fundit dha pergjigjen qe nuk pritej: Donaldi ka ndryshuar. Mendoj se ende ka ndjeshmeri per Boren.