Rozë

Beatrix ende s’i ka mbyllur punët me Donaldin, e thumbon: Kush tradhton njëherë e bën prapë

Beatrix Ramosaj ‘go det’ sërish! Duket se këngëtarja nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshajn dhe nuk i kursen ironitë për të në rrjetet sociale.

Beatrix Ramosaj nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshajn, këtë herë e quan aktorin ‘tradhtar’

Së fundmi, ajo postoi në profilin e saj në ‘Twitter’ një staus ku shkruante për tradhtinë. “Një rikujtesë miqësore- Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë”-shkroi ajo krah statusit për të cilin u pendua dhe e fshiu. Megjithatë, nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.

Në “Big Brother” lidhja e Beatrix me Donaldin u cilësua nga ndjekës dhe fansa si “tradhti” e aktorit ndaj Bora Zemani. Me këtë status të fundit mund të thuhet se Beatrix bie dakord me këtë etiketimin “tradhtar” ndaj aktorit.

Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”

Image

MË TË LEXUARAT

To Top