Rozë

Beatrix flet hapur edhe për Bora Zemanin: Ai me atë tjetrën të bëjë çfarë të dojë

Megjithëse e ka mohuar disa herë që këngët që ka publikuar pas daljes nga “Big Brother Vip” nuk kanë qenë dedikim për Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj nuk e mohon faktin që ato tekste i përshtaten historisë së saj.

“Ma shumë se ti”, ishte një nga këngët që kudo u përfol se ishte një dedikim për Donaldi, por Beatrix e mohoi sërish së fundmi këtë gjë madje ajo u shpreh se dedikimi i saj nuk është publikuar ende, duke paralajmëruar kështu një të tillë në të ardhmen:

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me ato situate por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruar më herët edhe normal mi kanë lidhur menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni kur sapo dola thoja “si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka”, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”- tha këngëtarja për “Prive.”

MË TË LEXUARAT

To Top