Rozë

Beatrix i dha fund lidhjes me Donaldit/ A do ia fal Bora? Ja çfarë po shpresojnë fansat

Beatrix ka konfirmuar ndarjen me Donaldin. Më pas këngëtarja ka hequr Donaldin nga Instagram dhe gjërat janë tani të qarta se ka marrë fund mes tyre.

Dyshimet për ndarjen e tyre nisën që mbremjen e djeshme, në festën e përfundimit të “Big Brother” ku ish çifti nuk u panë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por ajo që bëri përshtypje është se Donaldi u shfaq në festë si Spiderman. Ky personazh e lidh akotrin drejtpërdrejtë me ish të dashurën e tij, Bora Zemani. Në ditëlindjen e kësaj të fundit, Donaldit ju dërgua në BBV një parashutë që mbante datën e lindjes së saj dhe pikërisht një foto të Spiderman ku puthej me të dashurën e tij.

Por nga ana tjetër, Bora u shfaq në një prej puntatave të “Përputhen” e veshur si aktorja, Zendaya. Kjo e fundit është aktorja e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Pas gjithë këtyre gjesteve, fasnat e Bora-Donald po shpresojnë për një rikthim të tyre dhe rrjeti është mbushur.

MË TË LEXUARAT

To Top