Ka ndodhur një reagim i papritur nga Beatrix, e cila ka shpërthyer ndaj opinionistes së “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku duke e ak uzuar për sh pifje, pasi publikoi bisedën që pretendonte se këngëtarja ka shkuar për pushime me të dashurin.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk mund ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di une nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore.”- shkroi ajo dedikuar Balinëës.
Ndërkohë, Balina reagoi gjithashtu në rrjete sociale, duke thënë se komunikimi ishte privat dhe se kjo situatë i dukej shumë absurde. Pak kohë më vonë, këngëtarja ka fshirë postimet mbi situatën e ndodhur.
Përveç kësaj, analistja ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up”, ku ka theksuar edhe një herë faktin që kominikimi i saj ishte privat dhe i takonte vetëm asaj.
“Kjo është një situatë që do kisha dashur të mos flisja se është më shumë e stisur sesa reale. Kuptimi që iu dha është shumë larg të vërtetës dhe nuk e di pse u bë e as nuk e marr përsipër që ta analizoj. Dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do të doja ti shtoja as ti hiqja ndonjë gjë. Nuk dua ta analizoj çfarë ka Trixa. Unë mund të sqaroj vetëm pozicionin tim në këtë mes, është komunikim privat dhe nuk është as i saktë as i plotë.”- tha ajo.