Në ‘Fun Club’ ishte i ftuar edhe Tan Brama, i cili u largua nga shtëpia e Big Brother Vip vetëm disa ditë më parë. Ai tregoi se si kishte përgatitur tre herë valixhen dhe nuk e kishte pritur se, në nominimin mes tij dhe Egozonës, ai nuk do të largohej.
Në këtë moment reagon Trixa me një batutë e cila nuk është e panjohur për publikun duke shkaktuar të qeshura në studio.
Tan Bama: E fundit ishte Egzona, bëmë provat gjenerale përpara.
Iva Tiço: Nuk e priste askush në fakt që do t’i përcillte të gjithë.
Beatrix Ramosaj: Unë i çmenda komshinjtë kur doli Egzona.
Iva Tiço: E kapi viralen tjetër Trixa.
Kujtojmë se të njëjtin koment, këngëtarja e bëri në profilin e Bora Zemanit duke shprehur lumturinë për puthjen mes saj dhe Donaldit.