Rozë

Beatrix ndahet nga Donaldi? Nami në Bog Brother, shkon i thotë: Prej teje më hoqi Donaldi

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se është lëkundur paksa. Fill pas spektaklit të së premtes, këngëtarja bisedoi me Donaldin duke u shprehur se ai po i kthehet keq, e nuk i jep vëmendjen që ajo kërkon, siç vetë ai e ka mësuar.

Beatrix. #perputhen #bigbrother - YouTube

Ndërkohë duket se shkak i këtij diskutimi është bërë Sarah. Teksa mbrëmjen e djeshme po bisedonin në oborr Beatrix përsëriti edhe një herë para të tjerve se do vëmendje nga aktori.

Por, Sarah i tha se ai i ka dhënë të gjithë vëmendjen dhe në këtë moment Beatrix ka bërë një deklaratë të papritur për blogeren.

“Desh më hoqi qafe për ty. Me atë gocën nuk ke shanse më tha.Më hodhi përtokë ta dish. Më hodhi përtoke mua për ty! Tregoi!”- tha Beatrix teksa Donaldi u shpreh se thjesht i kërkoi mos t’i flasë keq Sarës.

Kujtojmë se ata i referohen përplasjes që dy vajzat patë ditën e premte kur teksa po mësonin disa lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Mirëpo, këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura:

“Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”. Vlen të theksohet se Donaldi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sarah dhe kalojnë shumë kohë bashkë.

Ndodhi puthja e shumëpritur, Donaldi dhe Beatrix zyrtarizojnë romancën

MË TË LEXUARAT

To Top