Rozë

Beatrix nuk do të mësojë që sepse është në BB/ Kjo është e mira e madhe që po i ndodh vëllait të saj

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur momentalisht në Shqipëri, për shkak të lidhjes së saj të bujshme me Donaldin brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Një lidhje që ka trazuar një Shqipëri të tërë, me shumë njerëz që janë kundër dhe të tjerë pak më pak që e mbështesin.

Ndërkohë jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ një tjetëe Ramosaj po bën shumë ‘zhurmë’. Bëhet fjalë për Albanin, vëllain e Beatrixës, i cili konkurron në festivalin e fundvitit në RTSH, ku fituesi do shkojë në Eurovizion për të përfaqësuar Shqipërinë.

Festivali do mbahet më datat 27, 27 dhe 29, dhe sipas shumë zërave që qarkullojnë lart e poshtë, fituesi do jetë ikërisht ai, Alban Ramosaj, i cili konkurron me këngën “Theje”, që me thënë të drejtën është pritur mjaft mirë nga publiku dhe nga vetë kolegët e tij.

Tashmë dihet që dy konkurrentët kryesorë për të fituar Festivalin e 60-të janë Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati, por sipas këtyre zërave që thamë më siper Albani është më i preferuari i RTSH-së dhe siç është bërë traditë pre vitesh, që fituesi dihet nga të gjithë që para se të nisë vetë festivali.

Beatrix Ramosaj nuk e di këtë gjë dhe nuk do të ketë mundësi të ndjekë ‘live’ në Pallatin e Kongreseve, vëllain e saj, kur të përfomojë dhe të ngrejë kupën në fund. Vetë Albani ishte i ftuar pak ditë më parë në spektaklin e ‘BBV’ dhe hyri në shtëpi për t’i bërë një surprizë motrës së tij.

Kur Arbana e ftoi të bëhej banori më i ri i shtëpisë, edhe pse e motra po e lustë dhe shumë nga banorët e tjerë me të cilët njihet, Albani nuk pranoi, sepse jashtë shtëpisë e pret diçka më e madhe siç është pjesëmarrja në festivalin e RTSH-së dhe mundësia që të vjen njëherë në jetë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Beatrix Ramosaj has no complexity to admit: When I go to the Netherlands I  always drink marijuana - POLITIKOFF

MË TË LEXUARAT

To Top