Një koment i aktorit Ermal Mamaqi, lidhur me Bora Zemanin ka bërë të ndihet keq Beatrix Ramosajn.
Ermali, një ndër të ftuarit e një nate më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, tha se ka përfshirë Borën, ish-partneren e Donaldit në një projekt. Batuta e tij sikletosi aktorin, por u mor me të qeshur nga banorët.
Por, Beatrixa nuk e ka marrë mirë këtë moment. Sot, ajo do të hynte brenda shtëpisë për të surprizuar Donaldin, por ka refuzuar të vijë, pasi momentit që ka parë.
Donaldi këmbënguli se ishte thjesht shaka, ndërsa Arjola tha se ai foli i pari kur u përmend Bora dhe për ëktë arsye Beatrixa është ndjerë keq. Komenti i Arjolës ka nxitur debat me Donaldin.
Donaldi: Thashë thjesht paguaje mirë!
Arjola: Ishte interesim
Donaldi: Nuk po e kuptoj
Arjola: Po më pyet Arbana, po jap mendimin tim
Donaldi: Ku ishte gabimi im?!
Donaldi: Nuk thashë që ishte gabim…