Donaldi, Beatrixa dhe Einxheli janë tre banorët e nominuar për të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip” të premten.
Beatrixa duket se po e parandjen eleminimin dhe para se të largohet dëshiron të këshillojë Donaldin. Këngëtarja i thotë se duhet t’i japi gaz dhe të luftojë për finalen dhe fitoren e madhe. Donaldi u prek teksa dëgjonte Trixën të fliste.
Trixa dhe Donaldi janë sulmuar këtë javë pasi nuk shpëtuan nga zinxhiri i lojës Dagz-in. Por, Beatrixa është ajo e cila i tha Donaldit se nuk i interesojnë aspak mendimet e të tjerëve dhe vetëm të jetë mirë me të.