Rozë

Beatrix qau me të madhe, por gjithë vëmendjen e mori veprimi që bëri Donaldi

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka treguar se është tip emotiv dhe e kemi parë shpesh të përlotet.

Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, teksa në shtëpi është dëgjuar kënga e Alban Ramosajt “Theje”. Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët pas zërit të vëllait dhe Donaldi ka nxituar ta përqafojë.

Kujtojmë se Beatrix ishte prezente natën e dytë te Festivali i Këngës. Ajo ndoqi live performancën e Albanit dhe u takua me të dhe të ëmën.

Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes nga pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm “Big Brother VIP”. Gjithsesi reagimet ndaj saj kanë qenë të shumta, sidomos pas lidhjes me Donaldin, i cili i kishte shfaqur publikut momente romantike me prezantuesen Bora Zemani.

Anxhelina, kushërira e Beatrix, publikoi në Instastory një foto të kushërirës së saj ku shkruan “Shpirt i bardhë”, por mori një që nuk e priste një ndjekës.

“Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra meqë paska mbetur bardhësia te ajo. Pfff”, shkruan ndjekësi. Ndërsa Anxhelina i ka kthyer po ashtu mesazh në Instagram

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vd.ekjen. Njeri i shpifur! Të pastë zoti në dorë”, i ka shkruar ajo ndjekësit dhe bisedën e ka publikuar në Instagramin e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top