Rozë

Beatrix Ramosoj tregon për ndarjen e prindërve: Ata shkonin mirë, por njerëzit e babit i ndanë





Beatrix Ramosaj ka bërë një nga rrëfimet më të rralla për jetën e saj. Këngëtarja e njohur në një bisedë me Granitin, i cili po ashtu ka prindër të divorcuar foli për divorcin e prindërve të saj duke thënë se babai tashmë i ndjerë ishte shumë cool por ka ndikuar familja e tij.

“Babi im ka qenë shumë “cool”,por ka ndikuar shumë familja e vet Na ka rënë pesë vjet që të jetojmë në Gjermani,nga klasa e parë deri në të pestën,pastaj dhe jeta për mamit ka qenë më ndryshe,donte që unë e vllai të shkolloheshim.

Bazën më të rëndësishmë, edukatën, e kam marrë në Llapashtic, kam qenë në klasë të pestë kur mami dhe babi janë ndarë.

Pasataj shkuan në Prishtinë dhe qëndruam tre vjet. Kam krijuar raporte shumë të mira me njerëzit atje ku dhe sot e mbaj shoqërinë me disa prej tyre.

Mami me babin kanë pasur marrëdhënie të mirë. Unë e kam përjetuar pak keq, por nuk e kam dhënë veten”,-shprehet Beatrix. Gjithashtu Beatrix tregoj se vjen nga fshati Lapashtice e komunes së Podujeves.





MË TË LEXUARAT

To Top