Beatrix është parë e mërzitur ditët e fundit dhe Arbana e ka ftuar mbrëmjen e djeshme në dhomën e rrëfimit për ta pyetur si ndihet. Trixa tha se për të nuk është e lehtë gjithë kjo situatë dhe mendon si po perceptohet jashtë.
“E di si mendohen gjërat jashtë, e di sa rëndesë mund t’i kem dhënë mamit se është e fri kshme të të shohin të gjithë 24 orë. Është ndryshim i madh për mua që nuk jam më single. Ka momente të bukura kjo lidhje, por ka dhe momente nuk e ndjej shumë afër.
Më duket shumë ndryshe, sikur ai pret më të keqen time dhe kjo gjëja më l ëndon më shumë. Jam si e humbur…por ka dhe pjesën e bukur…nuk është e lehtë”, u shpreh Beatrix.