Rozë

Beatrix vazhdon të jetë keq, flet miku i saj: Kam folur me të deri në orën 4 të mëngjesit, ajo nuk do as të…

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ku ka komentuar ngjarjet e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

Lidhur me paragjykimet dhe sulmet në rrjetet sociale për çiftin Donald-Beatrix, stilisti u shpreh se janë skandaloze dhe ka kaluar në bullizëm. Mes të tjerash, zbuloi se ka komunikuar me Beatrix pas daljes duke treguar se është mirë por ka nevojë për kohën e saj.

“Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e egzagjeruan dhe kaloi në b ullizëm online, u agravua situata.”

“Triksa edhe pse para se të futej aty kemi folur deri në 3 të mgjesit, të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri.

Duke e njohur e prisja që do ishte ajo Triks, e çiltër, nuk luajti. Unë e dija që nuk do bënte gjë sepse është emocionale, ndjek zemrën dhe kjo e penalizoi në lojë jo në imazh. Sa i përket raportit me Donaldin, i shoh shumë nice, mezi pres t’i shoh jashtë të dy së bashku.” u shpreh stilisti Niko Komani.

MË TË LEXUARAT

To Top