Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë provës javore. Teksa, banorët po ushtronin koreografinë bashkë me Ilirin, Beatrix dhe Sara kanë pasur një zënkë.
Sara i thotë Beatrixës të mos ec shumë para në mënyrë që koreografia të dal sa më bukur, ndërsa kjo e fundit preket.
“Moj ti Sara do ndjekësh gjithë lëvizjet e mia”, i thotë Beatrix, teksa Sara i flet me butësi, madje i kërkon edhe falje.
Ndërsa, Donaldi vazhdon të kërcej dhe nuk afrohet për të parë se çka po ndodh mes tyre, ai zgjedh të qëndrojë pranë Ilirit. Theksojmë se, duke e ditur raportin e tyre të afërt, ky distancim i Donaldit nga një vajzë që i thotë se e pëlqen është për tu çuditur.