Bashkia e Durrësit e Durrësit pë rmb ytet rregullisht të paktën këto 10 vitet e fundit. Dhe jo vetëm në zonat rurale, por edhe qyteti brenda me gjithë rrugët e sapo bëra me tender të dyshimtë.
Por pavarësisht nga kjo çdo sezon shirash e gjen këtë bashki në të njëjtën gjendje katastrofike dhe pa ndërhyrjet e duhura. Edhe reshjet e fundit e kanë katandisur qytetin dhe tokat rreth tij, në një kënetë gjigante. Por për drejtuesit e saj, fajin e kanë dy lumenjtë Ishëm dhe Erzen.
Pasi fajë sojnë shiun dhe lumenjtë në fjalë drejtuesit e saj pranojnë se kanalet shkarkuese e kulluese nuk funksionojnë, ndaj si pasojë kanë përmbytur tashmë toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.
Mësohet se në Vadardhë të Sukthit janë përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore. Ndërkohë, sipas Bashkisë, deri më tani janë evakuuar dy familje në Jubë, ndërsa 10 persona janë evakuuar në Rrushkull.
NJOFTIMI NGA BASHKIA DURRËS:
Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, për mb ytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.
Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përm by tje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rre zik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:
Në Fshatin Jubë njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.
Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit. Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke për mb ytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.