Për vite me radhë, luleradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i luleradhiqes është në formën e çajit. Çaji i luleradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve.
Luleradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.
Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.Studimet konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës. Për shembull, rrënja e bimës mund të piqet dhe me të mund të bëhet një çaj i pasur me antioksidantë dhe minerale, energji-sjellës por pa kafeinë.
Fillim i mbarë për rënien nga pesha. Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson “magazinimin” afatgjatë të yndyrës në trup.
Antioksidantët tek çaji do ta mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat shtrojnë rrugën për shfaqjen e tumoreve dhe sëmundjeve të tjera kronike.