Emisari i Donald Trumpit, Richard Grenell ka kontestuar votat për kandidatin demokrat Joe Biden.
Grenell ka shkruar në Twitter se duhet të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e v d ekur nuk kanë votuar.
“Njerëzit e meritojnë ta dijnë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni në vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vd e kur nuk kanë votuar mrekullisht. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.