Leximi

Bëhet nënë në moshën 50-vjeçare, ky është emri që i ka vënë vajzës

Ata dy u bënë të njohur për publikun në emisionin “Njerëz të padukshëm”, të moderuar nga Anjeza Maja, ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e bukur se po bëhen prindër.

E kemi fjalën për Zenepen dhe Gëzimin, çiftin që nuk ecën dot, ama kjo nuk i ka penguar aspak të bëjën realitet dëshirat e tyre të mëdha.

“Nuk e mendoja se do martohesha ndonjë ditë. Por Zoti është i madh dhe më ka bekuar me një shtatzëni”, u shpreh Zenepja.

50-vjeçarja është bërë nënë për herë të parë. Zenepja e ka lindur vajzën në maternitetin shtetëror “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Zenepja e kaloi shtatzëninë në spital pasi nuk mund ta përballonte e vetme duke qenë se nuk mund të ecë. Por gjithë mundi iu shpërblye më së miri.

Zenepja dhe Gëzimi i kanë vendosur vajzës emrin El’Ana që do të thotë “Zoti na u përgjigj” dhe vogëlushja gëzon shëndet të plotë.

MË TË LEXUARAT

To Top