Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Utoriteti Rrugor Shqiptra, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se ka pasur rënie gurësh në akset Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë. Në postim, ARRSH njofton se kontraktorët po punojnë në terren për mbajtjen e akseve në gjendje normale.
Postimi i ARRSH:
Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartëduke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë
Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren që në orët e para të mëngjesit për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet.