Në këtë edicion të dytë të “Big Brother Vip Albania” janë bërë pjesë disa ish-konkurrente të “Për’puthen.” Mikela Pupa, Efi Dhedhes dhe Tea Trifoni, u bënë pjesë e këtij reality-show, pas emisionit të dashurisë.
Së fundmi autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti është pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram se kush mendon se do të jetë lojtare më e fortë mes Teas, Efit dhe Mikelës. Olsa ka vendosur të japë një përgjigje të thjeshtë duke mos zgjedhur asnjërën. “T’i shohim”, ka shkruar Olsa në Instastory.
Kujtojmë se Mikela dhe Efi u futën në “Big Brother Vip” si një konkurrente e vetme. Mirëpo mbrëmjen e djeshme të spektaklit u transmetu një klip, ku Efi shprehej se dëshiron të “ndahet” nga Mikela.
Kjo e fundit vendosi gjithashtu që të ndahet nga Efi dhe tashmë dy ish-konkurrentet e “Për’puthen” do të funksionojnë si dy banore të ndryshme. Ndërkohë biletën e kthimit Efi vendosi që ta marrë Mikela.
Më herët duke folur për Efin Mikela u shpreh: “Efi është një karakter i fortë dhe meshkujt tremben para saj, nuk e marrin guximin t’i afrohen sepse e dinë që do të ndjehen inferior ndaj saj.
Unë kam një rreth të ngushtë shoqëror, sepse sot është e vështirë që të gjesh një shoqe që të të dojë me pastërti. Shoqëria më e sinqertë mendoj se është mes meshkujve…Tek Efi do të vidhja gjatësinë dhe se nsualitetin. Kur bëhem me nerva kontrollohem më shumë ndërsa Efi nuk kontrollohet, është pak më shumë impulsive se sa unë”.