Sinoptikania Adiola Bani ka folur për reshjet e dendura të shiut që prej ditësh kanë prekur vendin tonë duke thënë se nga e mërkura do të fillojnë në formën e dëborës.
Ajo u shpreh se në fundjavë, rreth 90% e Shqipërisë do të përfshihet nga reshje dëbore, ndërsa do të ketë temperatura deri në -10 gradë celsius nga e mërkura.
“Nga dita e mërkurë deri në fund të kësaj jave, presim rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit që është normale. Temperaturat e ulëta sjellin dobësim të reshjeve, por edhe ato që të bien do të jenë në formën e reshjeve të dëborës.
Në fundjavë presim të kemi lagështi të madhe në ajër, kështu që ato reshje që do të bien do të jenë në formën e dëborës në 90% të territorit duke qenë se kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të ketë edhe temperatura nën 10 gradë celsius nga e mërkura dhe na pret një periudhë e acartë.
Këtë javë, përjashtim do të bëjë dita e mërkurë që do të sjellë reshje në intensitet deri në mesatar. Të enjten presim shumë pak reshje, por në fundjavë i presim më të pakta. Ndërsa me një parashikim një javor themi që reshjet do të jenë në formën e dëborës. Nga e premtja do të kemi mot të acartë, presim një tërheqje javën e kaluar, por jo të plotë”, tha Bani.