Rozë

”Bëhet xheloze për famën e Luizit”/ Dalina Buzi: Më mirë të ndahen, Kiara s’e duron dot

Dalina Buzi ka komentuar lidhjen e Kiarës dhe Luizit që duket se po kalon një krizë. Në një video në TikTok ajo ka komentuar gjerë e gjatë situatën mes tyre duke e krahasuar me një ldhje martesore të konsumuar.

“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur.”

Sipas Dalinës, Luizi është i varur nga Kiara dhe i duhet prania e saj jo vetëm për lojë por do të ketë një njeri atje. Po ashtu, ajo thotë se edhe Kiara është e varuar sepse hera-herës ndihet e ngecur dhe thotë “çfarë të bëj unë tani”.

“Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë.”-tha ajo, duke shtuar se Kiara e mbaron Luizi shpesh por po kalon një ulje-ngritje ndjenjash dhe nuk merr një vendim të qartë.

“Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri.” Lidhur me situatën e lavamanit, Dalina thotë se dikush tjetër mund ta kishte kaluar shumë ndryshe atë gjë me partnerin e saj.

“Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt “këtë e kam për grua unë”. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë “Unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote”. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë.”

Si përfundim, Dalina thotë se kjo marrëdhënie është e sëmurë dhe se është artikuluar më shumë seç duhet. Ajo thotë se ata duhet të ndahen dhe të rrinë disa ditë vetëm.

MË TË LEXUARAT

To Top