Rozë

”Bëj punë shtëpie derisa sa më del shkumë nga goja”/ Megi Pojani habit me postimin

Megi Pojani di gjjithmonë si ta tërheqë vëmendjen nga të tjerët, e ndërsa pa komplekse ka publikuar një foto me të cilën ka treguar eksperiencën e djeshme.

Më pëlqen të jem e pacipë”, Megi Pojani flet mbi paragjykimet për të - Top Channel

Megi zbulon se fotoja është bërë gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpinë e vajzërisë, pra të prindërve, e ndërsa shkruan se foton e shkrepi pak para se të riktheheshin prindërit dhe të bënte punën e shtëpisë, që i nxorën “shkumë nga goja”.

“Kjo është fotoja ime e fundit dje në shtëpinë time të vajzërisë pak para se t’më dilte shkumë nga goja nga punët e shtëpisë.

Ishte bukur për sa zgjati, mami dhe babi u kthyen në shtëpi, i rikthehemi lojës”, shkruan Megi në një status në Instastory.

Kujtojmë se në sezonin e re televiziv, Megi do të jetë një nga konkurrentet e “Dancing with the Stars” që do të fillojë së shpejti në ekranin e Top Channel.

Muajt e verës, Megi ka qenë kryefjalë e mediave rozë për shkak se u përfol për një romancë me futbollistin e Shqipërisë, pogradecarin Endri Cekici.

Megi Pojani liston karakteristikat që duhet të ketë i dashuri i saj - Gazeta Express

MË TË LEXUARAT

To Top