Kiara Tito i ka habitur vajzat e shtëpisë që ishin mbledhur në oborr të cilat po ndanin mes tyre situata të sikletshme nga jeta.
Kiara u ka treguar vajzave të tjera të shtëpsë se në adoleshencë kishte hapur një adresë fallco duke përdorur fotot e një modeleje të njohur për t’i shkruajtur një komshiu të saj.
“Mua më blen kompjuter ata të shtëpisë dhe unë shtiresha sikur isha një modele. Adriana Lima a një tjetër nuk e mbaj mend.
Edhe flisja me një komshi që ishte shumë simpatik, por unë isha më e vogël. Do ti që u dashurua ky komshiu, edhe thoshte më dërgo foto.
Pastja e mori vesh dhe më ka shkruar ”ta tregoj unë ty të pres tek dera e shkollës, do t’ju them të gjithëve ca bën ti”
Gjunjët e mi u prenë. U mor vesh aty, u hap lajmi që isha unë “- tha Kiara, teksa banoret e tjera kanë qeshur.