Robert Berisha ka befasuar me deklaratën që ka bërë së fundmi për Elvana Gjatën. Roberti po fliste me Bardhin për bashkëpunimin që sapo ka sjellë me Elvanën, kur komentoi një rast që kishte takuar këngëtaren në një club ku ka performuar.
“Elvana është artiste edhe pse i është rritur mendja. Ku janë ato vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë.Humbën, si je a e dini, por është një artiste e mirë’’, tha ai duke iu referuar takimit të fundit me të. Moderatori la të nënkuptojë me reagimin e tij se këngëtarja është sjellë shumë ftohtë ndaj tij.
Gjithashtu thuhet se këngëtari e ka ftuar në emisionin e tij “Robi plaket kur don vetë”, por ajo e ka refuzuar ftesën e tij, ndaj ka ardhur dhe kjo hatërmbetje tani.
Kujtojmë që Elvana po shijon aktualisht suksesin e këngëve më të fundit. Bëhet fjalë për këngën solo “Pow” dhe për duetin e fundit me Bardhin dhe Dj Gimin.Elvana e ka nisur shumë vrullshëm vitin 2022 me plot këngë të reja dhe bashkëpunime, koncertë po ashtu, kudo ku ka shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.