Rozë

Bën deklaratën e fortë Olta: Maestro u bë xheloz për mua se po rri me Qetësorin

Miqësia e Oltës dhe Maestros duket se është krisur. Debatet qe ata kanë pasur me njëri tjetrin janë diskutuar edhe sot ne prime.

Olta: Ne kaluam të dy një nominim të vështirë. Kur Maestro ishte larg Luizit, i kam qëndruar shumë pranë. Sapo kaloi nominimin vjen me Kiarën dhe tentoi të më vërë në lojë. Më vuri pak në siklet. Prekem kur Maestro me bën diçka sepse jam e lidhur emocionalisht me të. I thashë mos u trego mosmirënjohës. Por ja kam thënë që unë nuk e lë, dhe me hapat e gabuara që bën.

Maestro: Nuk është çështje xhelozie. Unë e kam nga cmuar në formë humori. Që në fillim kam bërë kompromis me të, që mos të kemi asnjë lloj debati. Olta filloi të kërkojë energji të reja me banorë të rinj, dhe është loja e saj. Olta më ka mbështetur e kam falenderuar. Unë afrimitetin e nxjerr tek banorët e vjetër. Me të dhe Luizin ndihem vetvetja. Kam pasur probleme, i thashë Olta mos u nxito sepse nuk kam asgjë me ty. Ajo le të vazhdojë lojën me Qetsorin, nuk kam asnjë problem.

Arbër: Që nga fillimi i programait kam kuptuar që kjo është loja e Maestros. Shpesh i pëlqen të rrijë me Luizin dhe pastaj me Oltën.

Zhaklin: Nuk jam larg mendimit të Arbrit. Banorët e vjetër shohin që i’u ka ikur territori nga këmbët. Maestron e shoh si një lojtar opportunist.

Raporti  Olta- Maestro/ Olta:Ka xhelozi, kjo ka lënë pas dorë miqësinë time me të

MË TË LEXUARAT

To Top