Aktori i humorit Xhevahir Zeneli, ka thënë se kur ka jetuar në Amerikë, ka punuar si roje nate. Ai ka rrëfyer dhe disa detaje të tjera nga jeta e vet.
Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma v odhën shkollën 5 herë”, tha ai, ndërsa në një intervistë të mëparshme ka treguar punët e vështira që ka bërë gjatë kohës që jetonte në Amerikë:
“Unë kam bërë punë të ndryshme atje. Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek “U sh tari i Panjohur”. Dhe i bëj përshtypje njërit, ai s’më kishte parë asnjëherë në televizor, jo për faj të tij. Më shikonte që rrija mendueshëm dhe më tha: Di të punosh ti?
-Po i thashë.
-A di të bësh çati, më tha?
-Po, iu përgjigja. Më morën më futën në një furgon dhe na çuan në një ndërtesë. Do shtrohej një kartoserë për të mbuluar çatinë.