Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar përmes një statusi në Facebook protestën e opozitës, duke shkruar se ekziston një audio ku vërtetohet që Rama qëndron pas su lmeve që i bëhen Luizit të Big Brother dhe ndaj Shqiptarët duhet të ngrihen dhe ta nxjerrin nga kryeministria.
“Popull i mençur!Një gazetar i njohur ka një audiopërgjim ku Edi Rama del se është kundër Luisit. Gjithë intrigat kundër Luisit në BBV i bëka vet Edi Rama.
Të bëhemi nesër 1 milion shqiptarë për të nxjerrë nga kryeministria Edi Ramën që Luisi të fitojë Big Brother VIP!!!”, shkruan Armir Shkurti.
Nesër Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë thirrur një protestë për të ëkrkuar dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit pas ngjarjeve të fundit.
Sipas përfaqësuesve të opozitës nesër do jenë në shesh 80-100 mijë shqiptarë dhe protesta s’do ketë fund nesër pra do vazhdojë sipas tyre sa të ikë Rama.