Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” vazhdojnë të planifikohen të tjera lojëra, teksa këtë herë janë Sabiani dhe Einxheli ata që kanë menduar të vënë në provë banorët e tjerë.
Ata kanë menduar të fshehin sende të ndryshme të banorëve, teksa dëgjohen duke diskutuar me njëri-tjetrin për vendet e mundshme ku t’i fshehin.
Pjesë nga biseda:
Enixhel: Unë rri deri vonë, se ti fle më herët…
Sabiani: Po nuk ka rëndësi, do të pres unë ty
Einxhel: Duhet t’ia marrim para se të flenë gjërat e gatimit, po ku t’ fusim?
Sabiani: Po çohem unë..
Einxhel: Po jo, çohet Klejdi i pari
Sabiani: Po unë do fus edhe ato rrobat e mia
Einxhel: Kush do i fusë? Po kam frikë se kontrollojnë valixhet prapë se janë mësuar tani që kontrollojnë në valixhe.
Sabiani: Ça ka aty për mëngjes?
Einxhel: Po ti fusim mbrapa këtyre birrave
Sabiani: Jo do t’i kuptojnë.
Ndërsa vazhdonin bisedën, Sabiani ka propozuar që sendet t’i nxjerrin në oborr. Ndërkohë, loja e tyre ka vijuar dhe ata kanë filluar që t’i lëvizin sendet dhe disa prej tyre i kanë nxjerrë në oborr, ndërsa pritet si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj kësaj loje. Kujtojmë që më parë, kanë qenë Monika dhe Fifi ato që i kanë vendosur dy herë në lojë banorët.