Rozë

Beniada e infektuar me Covid-19, ja çfarë mendohet se ka ndodhur në shtëpinë e ‘Big Brother’

Banorët e “Big Brother Vip” janë shprehur të shqetësuar pasi Beniada nuk është mirë me shëndet, ka temperaturë, plogështi e dhimbje kockash. Simptoma të cilat janë edhe të COVID-19. Kjo ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë infektuar me COVID-19.

Përkundër që banorët nuk mund të dalin jashtë shtëpisë, persona të shumtë deri tani kanë hyrë brenda saj, si për t’u kujdesur për pamjen e tyre, ashtu edhe për gjëra tjera, andaj edhe kanë mundur ta bartin virusin. Nën zë, banorët në bisedat e tyre kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Pas dyshimeve të ngritura, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar COVID-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

MË TË LEXUARAT

To Top