Rozë

Beniada e tregon: Unë nuk do isha lidhur në ‘Big Brother’ si Kiara me Luizin

Beniada Nishani është modelja më e ëmbël që do mbetet gjatë në mendjet tona pasi fitoi zemrat e shumë shikuesve në edicionin e parë të “Big Brother Vip”. E ftuar në emisonin “Wake up” në intervistën e mëngjesit të sotëm Beniada ka komentuar lidhjen e Kiarës me Luizin e cila është krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo kuptohet pasi aty brenda krijohen situata te veshtira dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e lehte, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda “Big Brother”.

“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe se eshte veshture, të qendron aty brenda si çift nuk është e lehte, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke veshtir që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë kritikohet, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani ne çfarë mund të themi”, është shprehur modelja.

Modelja se nuk do ishte lidhur kurrë në një reality-show sepse do të dëshironte ta mbante mend si një eksperiencë të një loje që zhvillohet aty brenda. Por, lidhja te tilla jane bere ne Big Brother ku vitin e kaluar u lidhen DJ Dagz e Einxhel dhe Sarah e Dj Pm dhe ata jane te lumtur edhe sot.

MË TË LEXUARAT

To Top